Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

VIDEO: “Pikë plumbi” parakalon Policinë në autostradën e Saukut, patrulla i vihet pas të riut me makinë luksoze: Nuk kishte targa dhe patentë, mbante drogë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një i ri është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi gjatë monitorimit të aksit rrugor autostrada Tiranë-Elbasan, ka bërë parakalim të gabuar në krahun e djathtë dhe lëvizte me shpejtësi të lartë.

Ky shtetas, i identifikuar vetëm me inicialet B.T, i moshës 28 vjeçare i ka prerë rrugën makinës së patrullës dhe ka parakaluar në krahun e djathtë. Menjëherë Policia i është vënë në ndjekje në autostradën e Saukut dhe e ka ndaluar.

Referuar njoftimit të Policisë, i riu që lëvizte me makinë luksoze e kishte vendosur targën në vendin e gabuar, nuk kishte patentë dhe mbante drogë me vete.

“Është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi me iniciale B. T. 28, i cili drejtonte motomjetin pa vendosur targën në vendin e caktuar. Gjatë verifikimit ka rezultuar i papajisur me leje drejtimi dhe nga kontrolli fizik i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis”, njofton Policia ndër të tjera dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img