Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO PIKANTE/ Qeni i rrëmben mikrofonin gazetares gjatë raportimit ‘live’ dhe ia mbath me të katra

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO PIKANTE/ Qeni i rrëmben mikrofonin gazetares gjatë raportimit

Një gazetare në Rusi është përballur me një situatë të pazakontë teksa po raportone live motin në Moskë.

Nadezhda Serezhkina e Mir TV në momentin që fliste për kushtet e motit, një qen i ka rrëmbyer mikrofonin nga dora gazetares dhe ka vrapuar menjëherë.

Pas kësaj Serezhkina ka vrapuar pas kafshës duke bërtitur: “Ndalo, ndalo, eja këtu”, ndërsa spikerja e lajmeve në televizionin është detyruar të ndërpresë lidhjen me gazetaren.

Pak më vonë gazatarja lidhet sërish, por shihet se tashmë ‘është pajtuar’ me qenin, i cili i prishi momentin e raportimit live.

Sondazh

Poll