Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Përplasja e kamionëve në Shkozet, shoferët kuriozë bllokojnë krahun tjetër të autostradës

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Përplasja e kamionëve në Shkozet, shoferët

Vetëm disa orë pas aksidentit të ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku dy kamionë u përplasën me njëri-tjetrin, situata në këtë aks rrugor vijon të jetë e rënduar.

Nga pamjet e siguruara për “Newsbomb.al”, shihet qartë radha kilometrika e makinave si dhe grupi i pastrimit të cilët po pastrojnë betonin pasi një nga kamionët gjatë momentit të aksidentit u përplas me trafikndarsen, gjë e cila solli thërrmimin e ndarëses së rrugës.

Ndërkohë, trafiku është krijuar jo në krahun ku u bë aksidenti, por në krahun tjetër të autostradës dhe kjo e gjitha nga kurioziteti i madh i shoferëve të cilët ulin shpejtësinë për të parë se çfarë ka ndodhur.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se radha kilometrike e makinave fillon nga Vora deri te vendi i aksidentit, te mbikalimi i Shkozetit.

© Videot nga Newsbomb.al

 

>

 

Lexo edhe: Përplasen dy kamionë në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese