Hapësire reklamuese

Rajoni

VIDEO/ Përmbytje masive në Itali, lumenjtë dalin nga shtrati dhe vërshojnë në rrugë, rrëshqitje dheu në disa rajone

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Përmbytje masive në Itali, lumenjtë dalin nga shtrati dhe

Pjesa veriperëndimore e Italisë është përfshirë nga mot i keq dhe stuhi, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha.

Më i goditur është rajoni i Ligurias, në të cilin kanë vërshuar ujërat dhe shiu i rrëmbyer, si dhe ka patur rrëshqitje toke, duke krijuar një kaos për banorët.

Rrugët e Savonës u kthyen në lumenj balte, duke shkaktuar panik, aktualisht nuk raportohet për jetë të humbura apo të lënduar.

Në qytetin e Gjenovës dhe Torinos autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave, parqeve e tregjeve në ambiente të hapura. Pas situatës së krijuar, zyrtarët lokalë dhanë alarmin e kuq nga kushtet atmosferike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu