Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Pemë të rrëzuara dhe qindra shtëpi pa çati, 1 i vdekur dhe 40 të lënduar nga tornado në Gjermani

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Pemë të rrëzuara dhe qindra shtëpi pa

Një person ka humbur jetën dhe 40 të tjerë janë lënduar, si pasojë e një tornadoje që goditi disa shtete në Gjermaninë perëndimore.

Sipas raportimit të medieve vendase, një 38 vjeçar mbeti vdekur pasi pësoi goditje të rënda në kokë  dhe e zuri edhe korrenti në bodrumin e përmbytur.

Ndërsa në Paderborn, një qytet mes Frankfurt-it dhe Hamburg-ut mbetën të lënduar të paktën 40 persona.  Përgjatë rajonit pati bllokim të transportit rrugor dhe atij hekurudhor. Gjithashtu si pasojë e stuhive të fuqishme,  shumë pemë u rrëzuan dhe qindra shtëpi mbetën pa çati.

Shërbimi rajonal i zjarrfikësve tha se të gjithë punonjësit  janë vënë në dispozicion për të ndihmuar njerëzit e prekur nga stuhia.

Sondazh

Poll