Xhelal Mziu, kandidati i PD në Dibër, sot u bë kryefjalë e mediave pas deklaratës skandaloze ku kërcënoi publikisht me vrasje këdo që do prekë votën e qytetarëve.
Por ndonëse u Mziu u pendua shpejt për këtë deklaratë dhe kërkoi falje, po gjatë të njëjtit miting ai bëri edhe një gafë.
“Vetëm ai dibran që s’ka sy e vesh mund të mos e votojë Edi Ramën”, tha Mziu. Ndërsa kryeministri Edi Rama e tall keq për këtë deklaratë duke i thënë:
“Jam dakord me ty Xhelal dhe shqiptarët bash ashtu do të bëjnë, prandaj rri pa merak e përqëndrohu fort tek hesapet e mëdha që ke hapur me drejtësinë”.
VIDEO: