Filloreta Raçi, apo siç e njohim të gjithë Fifi, mbrëmjen e djeshme ka qenë pjesë e debateve në BBV.
Jo vetëm që kishte debate të forta, por në një moment këngëtarja teksa ishte duke debatuar me opinionisten Balina ka humbur edhe ndjenjat.
Pak më mbrapa ajo tha se ishte mirë, mirëpo si duket “incidentet” për Fifin, s’kanë mbaruar aty.
Kur Arbana Osmani prezantoi se konkuranti i ri që futej në Big Brother ishte Valon Shehu, këngëtarja ka vrapuar për ta përqafuar, teksa në një moment është rrëzuar. Por është ngritur shpejt dhe ka përqafuar Valonin.