Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dalë i revoltuar nga Komisioni i Ekonomisë ku u shpërndanë 30 miliardë lekë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe thotë se nga 30 miliardë lekë të shpërndara, për bujqësinë u dhanë vetëm 200 milionë lekë, shumë kjo e cila sipas deputetit është e pamjaftueshme për ta.
Më tej Braçe shkruan se fatkeqësisht ditën e sotme u vërtetua që bujqit janë të fundit dhe për këtë arsye ai u shpreh se s’ka pse të jetë i pari, duke na lënë të kuptojmë se mos vallë në ditët në vijim do të ketë një dorëheqje nga ai.
Postim i plotë:
DOLA NGA KOMISIONI I EKONOMISE, SAPO!
PARATE U NDANE:
30 MILIARDE U SHPERNDANE,
BUJQESISE JU DHANE VETEM 200 MILION LEKE!
VETEM KAQ!
Prej dy muajsh kam kerkuar me ngulm 1 MILIARDE LEKE per dy zera te skemes mbeshtetese:
- NAFTEN FALAS PER BUJQIT
- TUFEN BAZE TE MATRIKULLUAR.
Mendova te paguanim plotesisht 1/3 e FAMILJEVE BUJQESORE QE NUK KANE MARRE NAFTEN ENDE;
2000 I KAM VEC UNE NE DIVJAKE E LUSHNJE.
Mendova te paguanim plotesisht 3400 FAMILJE BLEGTORALE qe edhe pse kane plotesuar kushtet, NUK KANE MARRE ENDE PARATE!
Pra, kerkoj prej muaj vetem 1/30 e parave qe u shperndane sot!
JOOOOOOOOOOOOOO!
JOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!
Per NAFTEN nuk do kete me para-pas ketij akti; per tufen baze te matrikulluar do kete vetem 200 milion per vetem 1000 familje blegtorale nga 3400 qe kane mbetur pa paguar. Kaq!
PO MESOJ QE MINISTRIA E BUJQESISE KA VENDOSUR KESHTU!
Argumenti: jane populizem e propozime per te rritur popullaritetin e nje njeriu; e degjova me ze e sy me sy sot!
Bujqit jane te fundit kur ndahen parate e buxhetit, fakti eshte ky!
Kur ata jane te fundit, une skam pse te jem i pari.
Boll me! As qe ja vlen me!
VO: popullariteti? Me pelqen me mire pa popullaritet! Por nje gje po ua them ama: Tershera nuk eshte kurre Grure, pavaresisht ngjyres!