Kanë dal pamjet nga sherri I ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Rafinë të Greqisë, ku shqiptarët pas një sherri vranë një 42-vjeçar.
Pamjet tregojnë se si nisi sherri brenda dyqanit, ku shihen dy të rinjt shqiptar teksa dalin nga tualeti i dyqanit dhe momenti kur nis përplasja.
Viktima shihet duke i shtyrë të rinjtë, më pas ndërhyn pronari i lokalit për t’i ndarë, ndërsa për t’i dhënë fund përplasjes i nxjerr jashtë lokali. Shqiptarët dhe 42 vjeçari debatuan për arsye banale. 42-vjeçari mori plagë të rënda dhe për pasojë ndërroi jetë në spital.
Dy të akuzuarit thanë se nuk donin ta vrisnin viktimën dhe se gjithçka kishte ndodhur si pasojë e sherrit.