Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ "Oj Kosovë, oj nëna ime", shqiptari shkëlqen në American Idol

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ "Oj Kosovë, oj nëna ime", shqiptari shkëlqen

Shqiptari i prezantuar me emrin Kim, djali i talentuar nga Kosova ka mahnitur jurinë e American Idol me zërin e tij, historinë dhe rrëfimin për luftën në Kosovë si dhe nënën e tij të sëmurë që prej disa vitesh nuk e ka takuar.

Prej  6 vitesh ai jeton në  Brooklyn  në SHBA dhe tregoi se nuk takon dot nënën e sëmurë. Ai tregon në American Idol se shërim për shpirtin e tij është muzika, pasi është dhe pasioni i nënës së tij.

Mamaja ime tha që kur linda, që unë do bëhesha artist”, - thotë ai.

Dy vite pas Kim lindi, nëna e tij u sëmur dhe ai nuk e ka dëgjuar dot më atë të këndojë. Të gjithë i thonë Kim se ka zërin e nënës së tij.

Fillimisht para jurisë së American Idol ai këndoi  “Heal” nga Tom Odell.

Unë nuk e kufizoj veten, unë mund të këndoj gjithçka. Ashtu si do të këndoja Whitney Houston”, - ka thënë Kim.

Djalit shqiptar nga Kosova i janë mbushur sytë me lot, ndërsa këngëtarja me famë botërore Katy Perry i ka kërkuar të telefonojnë nënën e tij dhe ta përshëndesin të gjithë sëbashku.

Mes lotëve ai ka kënduar edhe këngën  “Oj Kosovë, oj nëna ime’, si një përshëndetje për atdheun e tij dhe nënën e cila ishte në një videocall. Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese