Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ Një "barbie unike", Dua Lipa me fustanin transparent kryefjala e mediave

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Një "barbie unike", Dua Lipa me fustanin transparent

Dua Lipa është thjesht Dua, unike në stilin e saj dhe plot hijeshi, epo në fund të fundit është shqiptare, nuk ka si të jetë ndryshe. Sërish ajo ka arritur që të marrë të gjithë vëmendjen dhe të bëjë që sytë të kthehen vetëm nga ajo.

Pas kthimit nga pushimet në Greqi, Dua Lipa ka bërë një paraqitje të guximshme në tapetin e kuq, në premieren botërore të filmit “Barbie”.

Pamja e saj tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, pasi 27-vjeçarja zgjodhi të vishte një fustan të transparent , përmes të cilit duken gjoksi i zhveshur dhe të brendshmet e argjendta.

Ka pasur dhe nga ata të cilët e kanë kritikuar artisten shqiptare me famë botërore, mirëpo rëndësi ka që shumë prej ndjekësve , fansave dhe sigurisht mediave më prestigjoze e kanë mbajtur në gojë për mirë këngëtaren dhe kanë komplimentuar fizikun dhe pamjet mahnitëse të saj.

https://twitter.com/Variety/status/1678207490318557184

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese