Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Në Korçë e harrojnë COVID-in dhe nisin “Festën e Birrës”, mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria të mbledhur për të shijuar koncertin

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Në Korçë e harrojnë COVID-in dhe nisin

Ka nisur mbrëmjen e sotme “Festa e Birrës” në Korçë, ku mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur për të shijuar koncertin dhe për të “trokitur” gotat e birrës me shoqërinë apo familjen.

Ajo që vihet re është se qytetarët i kanë “harruar” rregullat anti-COVID dhe janë mbledhur të pashqetësuar, edhe pse rastet e infektimeve janë shtuar ndjeshëm në ditët e fundit, me variantin “Delta” që është më infektues.

Festa do të vijojë deri më 22 gusht, ndërkohë që ditën e sotme pritet që të performojë edhe këngëtari i madh grek Lefteris Pantazis.

Por kjo festë është shoqëruar edhe me kundërshtime të mëdha për shkak se i ftuar është edhe këngëtari serb Goran Bregoviç, për të cilin kanë dalë kundër shumë qytetarë dhe artistë, madje ka patur edhe këngëtarë që janë tërhequr nga pjesëmarrja për shkak të këngëtarit serb.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese