Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

VIDEO/ Ndodh mrekullia në Teksas, rrëzohet avioni privat, shpëtojnë 21 pasagjerët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

21 pasagjerë të një avioni privat që është rrëzuar në Teksas, Amerikë, kanë shpëtuar për mrekulli. Avioni sapo ishte ngritur në fluturim, kur është rrëzuar në një nga fushat përreth dhe pak momente më pas ka shpërthyer në flakë.

Pamjet e transmetuara nga mediat në Amerikë, tregojnë zjarrfikësit duke hedhur ujë mbi mbetjet e djegura të aeroplanit, i cili pas rrëzimit përfundoi në një fushë me shkurre e ferra. Trupi i avionit u shndërrua në hi, me vetëm pjesën e bishtit që mbeti nga rrënojat.

“Për fat të mirë, të gjithë 21 pasagjerët, përfshirë tre anëtarë të ekuipazhit, u evakuan të sigurt nga ky avion me dy motorë para se të përfshihej plotësisht nga flakët,” njoftoi Departamenti i Zjarrit në një deklaratë.

Aeroplani McDonnell Douglas MD-87 po ngrihej nga Aeroporti i Houston, Brookshire, në drejtim të Bostonit kur u rrëzua. Raportet lokale thanë se në bord ishin një grup tifozësh për të parë një ndeshje play-off bejsbolli midis Houston Astros dhe Boston Red Sox të martën në mbrëmje.

“Ne gjithnjë presim më të keqen, por shpresojmë për më të mirën – sot, ne patëm absolutisht pozitivisht rezultatin më të mirë që mund të shpresojmë në këtë incident,” tha Tim Gibson, drejtor i shërbimeve të urgjencës të qarkut Waller Harris.

Ai tha se ekipet zjarrfikëse e kishin shuar zjarrin “pas përpjekjeve të konsiderueshme” për të kontrolluar djegien e mundshme të karburantit të avionit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img