Ndryshet nga vitet e kaluara, shumë qytete në vend kanë zgjedhur t’i ndezim më hërët se datës 6 dritat e pemës së Krishtlindjes.
Këtë të premte, Shkodra ka ndezur dritat e qytetit duke nisur nga dekoret dhe pema në sheshin para Bashkisë së qytetit, në rrugët e Shkodrës, në hyrje të qytetit dhe në zona të tjera.
Ka qene kryeministri Edi Rama që ka ndarë disa pamje nga atmosfera në rrjetet sociale. Nga video e postuar vihet re alegria dhe gëzimi i qytetarëve, të cilët janë mbledhur në shëtitoren e Shkodrës.
Me këto pamje Rama ka komentuar se që kjo atmosferë të krijohej, ka rëndësi vota se kujt i shkon.
“Dhe thonë pastaj disa ç’rëndësi ka vota. Ja pra që ka rëndësi, sa lezet ka Shkodra”, - ka shkruar kryeministri Rama krahas videos në Facebook.
Edhe Korça, e cila mbahet mbretëresha e turizmit gjatë festave të fundvitit do të ndezë nesër para Katedrales te qytetit dritat e pemës së Krishtlindjeve. Gjithashtu bashkia ka lajmëruar se ndezja e dritave do të shoqërohet me një koncert festiv.