Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Ndizen dritat e festave në Shkodër, Rama: Thonë pastaj ç’rëndësi ka vota!

Shkruar nga Newsbomb

Ndryshet nga vitet e kaluara, shumë qytete në vend kanë zgjedhur t’i ndezim më hërët se datës 6 dritat e pemës së Krishtlindjes.

Këtë të premte, Shkodra ka ndezur dritat e qytetit duke nisur nga dekoret dhe pema në sheshin para Bashkisë së qytetit, në rrugët e Shkodrës, në hyrje të qytetit dhe në zona të tjera.

Ka qene kryeministri Edi Rama që ka ndarë disa pamje nga atmosfera në rrjetet sociale. Nga video e postuar vihet re alegria dhe gëzimi i qytetarëve, të cilët janë mbledhur në shëtitoren e Shkodrës.

Me këto pamje Rama ka komentuar se që kjo atmosferë të krijohej, ka rëndësi vota se kujt i shkon.

“Dhe thonë pastaj disa ç’rëndësi ka vota. Ja pra që ka rëndësi, sa lezet ka Shkodra”, - ka shkruar kryeministri Rama krahas videos në Facebook.

Edhe Korça, e cila mbahet mbretëresha e turizmit gjatë festave të fundvitit do të ndezë nesër para Katedrales te qytetit  dritat e pemës së Krishtlindjeve. Gjithashtu bashkia ka lajmëruar se ndezja e dritave do të shoqërohet me një koncert festiv.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese