Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

VIDEO/ Ndiqte ambulancën për t’i shpëtuar trafikut, Rrugorja e Tiranës gjobit shoferin me 300 mijë lekë dhe i heq patentën për një vit

Lajme të ngjashëm

Një shtetas është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Tiranës pasi me qëllim për të dalë nga trafiku i krijuar në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shoferi u gjobit me 30 mijë lekë të reja si dhe ju hoq patenta për një vit.

Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence, procedohet me masë administrative dhe pezullim të lejes së drejtimit drejtuesi i automjetit.

Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.

Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 30000 lekë të rinj si dhe *pezullimi i lejes së drejtimit 12  muaj*.

Më shumë