Situata është e tensionuar në veri të Kosovës, ku veç policëve duket se tashmë po sulmohen dhe gazetarët.
Teksa gazetarët po raportonin për situatën në veri, një lëndë plasëse shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit. Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, Doruntina Bylykbashi, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh.
Kjo nuk është hera e parë që një ekip gazetarësh sulmohet teksa raportojnë nga veriu i Mitrovicës, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe dy ditë më parë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre.
Sondazh
Poll