Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO: Momenti kur i vendoset tritoli Mercedesit të inspektorit të Policisë në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO: Momenti kur i vendoset tritoli Mercedesit të inspektorit të

Pamjet e mësipërme, personi në rreth të kuq, është autori që i vendos lëndën plasëse tritol makinës së një inspektori policie në Durrës. Në video, duket momentin kur autori afrohet tek mjeti, ulet tek goma e parë në krahun e shoferit dhe vendos lëndën plasëse.

Për të vendosur mekanizmin shpërthyes autorit i janë dashur 15 sekonda dhe më pas largohet me shpejtësi. Mjeti në pronësi të inspektorit të Policisë Lulzim Kastrati, ishte i parkuar pranë banesës së tij në lagjen 17, në Durrës.

Në orën 06.25 minuta lënda plasëse shpërtheu. Fatmirësisht, pati vetëm dëme materiale.


Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll