Policia e Shtetit ka nisur një aksion të gjerë në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e sigurisë. Në të gjithë territorin, sidomos në akset kryesore rrugore po ushtrohen kontrolle për parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Në video tregohet dhe momenti i kapjes të një të riu në Shijak me pistoletë në makinë gjatë kontrollit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Ervin Gjepali, pasi u ndalua për kontroll rezultoi se mbante në derën e pasagjerit një pistoletë “Berreta”. 19-vjeçari u ndalu në vendin e quajtur “Katër Rrugët e Shijakut”, ndërsa drejtonte një automjet tip Volsvagen Passat me targa “AA 320 MJ”.