Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua pasditen e sotme në Vula të Athinës, ku mbetën të plagosur dy shqiptarë dhe një iranian.
Mediat greke bëjnë me dije se një makinë xhip ndaloi para furrës, ku ishin shqiptarët dhe kanë debatuar me ta dhe më pas kanë qëlluar me armë.
Në videon e mëposhtme shihet se si qytetarët largohen nga vend i ngjarjes të tmerruar dhe duke vrapuar.
Dëshmitarët rrëfejnë se autorët u kanë thënë fëmijëve që ndodheshin aty që mos kishin frikë se nuk do u bënin keq atyre.
Pas ngjarjes autorët janë larguan me shpejtësi, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Paraprakisht, mediat greke thonë se bëhet fjalë për një larje hesapesh. Të plagosurit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.