Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Momenti i dorëzimit të "përdhunuesit serial" Spartak Dyrmishi te policia greke

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Momenti i dorëzimit të "përdhunuesit serial"

Policia ka publikuar pamjet nga momenti kur i kanë dorëzuar autoriteteve greke, 45-vjeçarin që akuzohet për përdhunim në vendin fqinj.

45-vjeçarit nga Vlora Spartak Dyrmishi u arrestua pas një peracioni të zhvilluar gjatë orëve të vona pasi policia greke kishtë kërkuar ndihmë nga Shqipëria për arrestimin e autorit që akuzohet për përdhunimin e një gruaje në Athinë i dhe tentativë ndaj një vajze tjetër.

Pas arrestimit Spartak Dyrmishi ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, dhe se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.

Në video shihet sesi autoritetet shqiptare dhe greke shtrëngojnë duart pas këtij operacioni të sukseshëm.

Njoftimi i policisë herët në mëngjes:

Angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim.

Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari.

Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.

Gjatë një komunikimi në mesnatë, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas u vlerësua bashkëpunimi dhe reagimi mjaft profesional i Policisë shqiptare.

Drejtori i Policisë greke, Konstantinos Skoumas e ka falënderuar Drejtorin e Policisë shqiptare, për angazhimin dhe komunikimet e vazhdueshme të realizuara këto ditë, për reagimin e menjëhershëm dhe veprimet profesionale të Policisë shqiptare, të cilat ndikojnë në rritjen akoma më shumë të besueshmërisë nga homologët, forcimin e bashkëpunimit mes palëve, si dhe në rritjen e imazhit të Policisë shqiptare, ndërkombëtarisht.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll