Miliarderi i Tik ToK, Adam Abraham, ka ndaluar në rrugët e Londrës, pikërisht këngëtarin Ardit Çuni, duke e sfiduar që të këndojë një këngë që i vjen në mendje, e cila përmban fjalën “lose”.
Nëse do të fitonte sfidën, Arditi do të merrte një orë me vlerë 220.000 paund. Dhe e dini çfarë ndodhi? Arditi menjëherë u bë pjesë e sfidës së Abrahamit të cilët jo vetëm që e fitoi, por tërhoqi edhe vëmendjen e të gjithë kalimtarëve në rrugë me sfidën e tij.
Pasi këndoi Arditi u shoqërua nga Adam në dyqan për të marrë orën qindra mijëra paund.
E kjo sfidë është duke bërë xhirron e rrjetit ku si dhe kalimtarët në rrugë edhe ndjekësit e kanë komplimentuar Arditin për zërin e tij unik dhe për performancën e shkëlqyer pak minutëshe që dhuroi, e sigurisht edhe duke e uruar për orën e re.
@loveluxury.co.uk Will you accept the challenge if someone asks you to sing in the street from now on? ?? #patekphilippe #challangetiktok #challanges #winawatch #streetfashion #singer #singingchallange #awkard #watchlover #watches #fyp #londonlife ♬ Uplifting & Inspiring Pop (Medium) - TimTaj