Reperi Noizy po mban një koncert në Sheshin “Nënë Tereza” të quajtur “The Alpha Shoë”.
Në këtë koncert do të jenë të ftuar këngëtarë të shumtë. Ky koncert është ideuar dhe iniciuar nga Noizy (Rigels Rajku).
Artistët e parë që ndezën skenën e ‘Alpha Shoë’ janë dy reperët Finem dhe Solo ose siç njihen ndryshe ‘KPT’. Siç shihet edhe në foto sheshi është i mbushur plotë nga të rinjtë që shijojnë këtë muzikë Hip-Hop.
Por duket se organizimi i koncertit nuk ka shkuar në mënyrën më perfektë të mundshme, koncerti ka nisur dhe atmosfera është elektrizuar janë fikur dritat në shesh dhe muzika është ndërprerë.
Siç shihet edhe në videon e marrë nga një nga të pranishmit, vendi shihet në terr dhe fansat duke brohoritur.