Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/ Meta shfaqet në rrugët e Tiranës dhe takon qytetarët: Për të dëgjuar dhe zgjidhur hallet e tyre

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Meta shfaqet në rrugët e Tiranës dhe takon qytetarët:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një video mbrëmjen e sotme, ku shfaqet duke ecur në rrugët e Tiranës dhe duke takuar banorë të kryeqytetit për të dëgjuar problemet e tyre.

Ai thotë se llogaridhënia dhe shërbimi me përulësi do ta udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit, duke shtuar se prioriteti i PL është  që të dëgjojë zërin e qytetarëve.

“Një pasdite me banorët e Njësisë Nr.5 në Tiranë për të folur sy më sy dhe dëgjuar nga pranë shqetësimet e tyre. Llogaridhënia dhe shërbimi me përulësi do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit. Partia e Lirisë, garanci për t'u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe zgjidhur shqetësimet e tyre!”, shkruan Meta krahas videos së shpërndarë në Facebook.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.