Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një video, ku shfaqet duke kënduar së bashku me këngëtarin e njohur shkodran Bujar Qamili.
“Bilbili i Shkodrës është magjik dhe nuk mund t’i rezistosh, përveçse t’i dorëzohesh talentit të tij”, shkruan Meta krahas videos që shpërndan në Facebook.
Ditën e sotme Meta ishte në qytetin e Shkodrës, nga ku u bëri thirrje partive politike që të futen në zgjedhjet e pjesshme, të cilat do të mbahen në 6 Mars, duke u ofruar qytetarëve alternativa më të mira.