Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO-MESAZHI i Ndriçim Jonuzit nga arratia, reagon Rama: Ngjarja në Kavajë s’ka motiv politik, autori është militant i PD! Lulëzim bëhu burrë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO-MESAZHI i Ndriçim Jonuzit nga arratia, reagon Rama: Ngjarja në

Kryeministri Edi Rama reagon përsëri për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku mbeti i plagosur brenda zyrave të PD sekretari Bledar Okshtuni. Si autor i dyshuar është shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi (Tahiri).

Rama shkruan se ngjarja e djeshme s’ka asnjë motiv politik, sepse autori nuk ka lidhje me PD dhe madje është vetë militant i PD.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s'ka asnjë motiv politik!Autori s'ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s'ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman”, shkruan Rama.

Edhe pak minuta më parë, vetë autori i dyshuar Ndriçim Jonuzi (Tahiri) publikoi një video-mesazh nga arratia dhe sqaronte se “nuk i vinte fare mirë” që Lulzim Basha e cilësonte si socialist, pasi ai kishte sakrifikuar shumë për PD.

“E bëj këtë video për të sqaruar vëllezërit e mij myslimanë, që të rrinë të qetë sepse nuk kam ndërmend të merrem me politikë, sot e mot inshallah. Më kanë thënë që Lul Basha, kryetar i PD, më ka cilësuar socialist. Nuk më vjen mirë fare. Me mi humb gjithë ato sakrifica, gjithë jetën time për PD. Vetëm se me shfrytëzu këtë rast për fushatë, megjithatë e dinë vet”, shprehej ndër të tjera Ndriçim Jonuzi (Tahiri) duke sqaruar vëllezërit myslimanë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.