Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Merr flakë në ecje në autostradën Laç-Mamurras, makina shkrumbohet plotësisht

Shkruar nga Newsbomb

Një makinë ka marrë flakë këtë të premte në autostdarën  Laç- Mamurras ku fatmirësisht drejtuesi ka shpëtuar pa lëndime.

Nga raportimet e para bëhet me dije se automjeti ishte ne lëvizje gjatë momentit që ka shpërthyer zjarri, ndërsa i riu ka dalë menjëherë dhe ka braktisur makinën.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e Kurbinit që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por makina është shkrumbuar plotësisht, si në pamjet në video.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.

KLIKO KËTU PËR VIDEON

Makina e djegur ne autostraden Laç - Mamurras Makina e djegur ne autostraden Laç - Mamurras

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese