Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Mega-operacion në Bari, “shkatërrohet” banda shqiptare dhe italiane, sekuestrohet droga me vlerë mbi 15 milionë euro

Shkruar nga Newsbomb

Mbi 40 njësi të DIA-s, në bashkëpunim efektivët e Policisë së Shtetit, Karabinierët dhe Guardia di Financa, kanë sekuestruar tonelata me drogë të transportuara nga Shqipëria drejt Barit.

Sipas mediave vendase mësohet se në pranga ranë 14 persona, 9 shtetas italiane dhe 5 të tjerët me kombësi shqiptare.

Gjatë këtij mega-operacioni të quajtur “Shefi”,  i cili kishte filluar që në vitin 2016 u bë i mundur sekuestrimi i mbi 2300 kilogramë drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë, e cila në vlerë monetare kapte shpifrën mbi 15 milionë euro.

Në mars të 2018, në kuadër të këtij operacioni u bë çartikulimi i dy organizatave të fuqishme dhe të dallueshme kriminale që vepronin në Bari dhe provincën e tij, me degëzime si edhe në Shqipëri, në Siçili, Kalabri dhe Abruzzo, të dedikuara për importim nga Shqipëria nga deti sasi të mëdha droge.

Të dyja organizatat kriminale kishin një interes të përbashkët në Itali me organizatat kriminale puliane përgjegjëse për detyrat logjistike dhe në Shqipëri me organizatat kriminale të vendit tonë i cili ishte përgjegjës për prodhimin, paketimin, klasifikim dhe transferimin e drogës.

Në fakt, hetuesit e DIA-s monitoronin furnizimin me drogë në Shqipëri, transporti ndërkombëtar bëhej gjithmonë “nga deti”.

Pikërisht në lagjen Carrassi të qytetit të Barit, Drejtoria e Hetimit Antimafia kishte lokalizuar një depozitë për magazinimin e drogës dhe identifikoi një shtetas shqiptar që konsiderohej në krye të një prej dy organizatave kriminale të cilët punësonin puntorë italianë.

Hetimet të kryera me ndihmën e përgjimeve telefonike, përgjimeve mjedisore, video incizimeve, përndjekjes dhe kontrollit, kishin bërë të mundur, ndër të tjera, arrestimin “në det” në Polignano dy kontrabandistë nga Shqipëria me mbi ton lëndë narkotike.

https://www.youtube.com/watch?v=6JrEvCXiJuM&t=1s

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll