Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
51 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
3 °
Die
-3 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

VIDEO/ “Me votë ju firmosni për të ardhmen”, publikohet spoti i Berishës për Kuvendin e 11 dhjetorit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga delegatët e Partisë Demokratike, Foltorja ka publikuar spotin e ditës historike, atë të 11 dhjetorit.

Është Floriana Garo, ajo e cila nis mesazhin, duke e cilësuar këtë ditë si rithemelimin e PD.

“11 Dhjetori është dita e rithemelimit të PD dhe pluralizmit politik në Shqipëri”, shprehet ajo.

Në spot janë përfshirë gjithashtu edhe mesazhet e delegatëve të tjerë.

“Dita që do rikthejë PD-në në shtëpinë e lirisë.”

“Dita që do rikthejë vlerat tradicionale konservatore, patriotizmin, liritë e individit dhe dinjitetin njerëzor.”

“Dita që do garantojë mendimin ndryshe përmes fraksioneve.”

“Dita që do sigurojë vendimmarrjen e anëtarësisë përmes votës së lirë.”

Në fund, spoti mbyllet me mesazhin e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili thotë se në 11 dhjetor me votë do të formoset për të ardhmen.

“Në 11 dhjetor me votën tuaj ju firmosni për të ardhmen tuaj, të fëmijëve tuaj dhe të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë!”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img