Ashtu si dhe u bë me dije disa ditë më parë nga Lori Hoxha, ish-deputetja Grida Duma, këtë të hënë do të startojë emisionin e saj “Top Story” në Top Channel.
Ndryshe nga si jemi parë ta shohim, Duma në një lidhje direkte me edicionin informativ në këtë televizion, është shfaqur me një skaletë në duar teksa ka rrfëyer dhe emocionet e para për këtë eksperiencë të re.
Kujtojmë se Duma la mandatin e deputetit javën që lamë pas, teksa u shpreh se ky vendim u mor pas një reflektimi të gjatë.
Grida Duma ishte deputete e PD, ajo shërbeu si Zëvendës Ministre e Integrimit Evropian në kabinetin Berisha në vitet 2011–2013.
Nga tetori 2011 deri shtator 2013 është Zëvendësministre e Integrimit të Republikës së Shqipërisë. Në 2014 votohet Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Në 2017 zgjidhet deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Po ashtu në zgjedhjet e 25 prillit, ajo siguroi mandatin e deputetes, nga i cili dha dorëheqjen për televizionin.
https://www.youtube.com/watch?v=7fieMwjhZOk