Me pranga në duar dhe në tesnsion. Këto janë pamjet e para që vijnë nga Saranda, gjatë momenteve kur drejtuesi i Prokurorisë së qytetit bregdetar, Sali Hasa është shoqëruar nga policia mëngjesin e sotëm.
Policia ka ushtruar kontroll në zyrën e prokurorit dhe ka sekuestruar edhe kompjuterat e tij. Gjithashtu kontroll është ushtruar edhe në banesën e tij.
Arrestimi i prokurorit u bë me urdhër të SPAK, pas hetimeve që e implikuan atë në një çështje, ku akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
Burime nga GJKKO bënë bëjnë me dije se arrestimi dhe hetimet ndaj Sali Hasës kanë lidhje dhe me ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila prej muajsh është shkarkuar nga detyra dhe mbahet në masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Kjo e fundit u bë e njohur për opinionin publik pasi lironte nga burgu të fortët dhe personat e dënuar me burgim të përjetëshëm. Ajo u arrestua gjatë nëj seance gjyqësore, teksa përgatitej të lironte nga burgu një person tjetër.
Lexo edhe: I akuzuar për korrupsion, arrestohet prokurori i Sarandës Sali Hasa
Lexo edhe: Prokurori i Sarandës bie “në rrjetën” e SPAK
Lexo edhe: FNSH-ja dhe oficerët e SPAK zbarkojnë në Sarandë
Lexo edhe: Dosja që “i bëri gropën” prokurorit të Sarandës