Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/ Me muzikë, flamunj dhe duartrokitje, Meta mirëpritet nga qindra qytetarë në Contessa Entellina

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Me muzikë, flamunj dhe duartrokitje, Meta mirëpritet nga qindra

Presidenti Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Siçili, u ndal Contessa Entellina, një nga vendbanimet e para arbëreshe në këtë rajon, ku u mirëprit në sheshin kryesor të bashkisë nga qindra qytetarë dhe autoritetet lokale.

Meta është mirëpritur me flamunj, muzikë dhe duartrokitje nga qindra qytetarë.

Meta është takuar edhe me kryebashkiakun, Leonardo Spera, gjatë bashkëbisedimit me të cilin theksoi se ndihet i nderuar që po viziton këtë bashkësi, e cila feston 571-vjetorin e themelimit të saj nga familjet e Arbërisë dhe bashkëluftëtarët e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Kjo bashkësi është një qendër e rëndësishme e arbëreshëve të Siçilisë. Ju falënderoj për projektin e ringritjes së statujës se Skënderbeut! Figura e tij do jetë një thirrje e fortë për të gjithë dhe do shërbejë si një mesazh kujtese edhe për brezat e rinj.

Ju keni ruajtur traditën arbëreshe, një vlerë e çmuar për të dy popujt tanë, por edhe për pasurinë europiane dhe atë botërore. Ju e keni ruajtur gjuhën shqipe për gati 6 shekujsh.

Keni ruajtur figurën e Gjergj Kastriotit dhe traditën e të parëve tanë dhe mbani ritin bizantin. Keni ruajtur kulturën, kostumet tradicionale dhe zakonet e Arbërisë,”tha Meta.

“Këtu ka nisur edhe formimi i fushës letrare shqipe e cila do zhvillohej më pas përmes Rilindjes Kombëtare, e cila u arrit falë arbëreshëve tanë.

Fatkeqësisht, pas tërmetit në Belice të vitit 1968, komunitetit tuaj iu desh të mbyllte kishat për adhurim, por edhe shtëpitë, duke shpopulluar qendrën e qytetit e duke shkaktuar një emigracion të madh.

Fenomeni i shpopullimit është një plagë e madhe edhe për Shqipërinë, ndaj autoritetet e të dyja vendeve tona duhet të përkushtohen më shumë për t’i krijuar kushte brezit të ri, dhe për bashkësitë arbëreshe të mësohet gjuha shqipe që të mos humbasë gjuha dhe shuhet identiteti.

Duhet përkushtim për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO si dhe një promovim e vëmendje shumë e madhe ndaj kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë europiane dhe asaj botërore” tha kreu i shtetit ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu