Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

VIDEO/ Me kokën pas nga frika, i maskuar dhe qesen e lekëve në dorë, ky është momenti kur hajduti i “Exchange” vrapon pasi u përplas me motorr

spot_img

Lajme të ngjashëm

Newsbomb ka siguruar pamjet e momentit kur një nga autorët e grabitjes që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë vrapon nga frika, i maskuar dhe me qesen e lekëve në dorë.

Me maskë dhe kapuç, me dorashka ai vrapon teksa vazhdimisht kthen kokën pas, mirëpo nuk i ka shpëtuar kamerave. Sipas policisë grabitja ndodhi rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzimin me rrugën “Mihal Duri”.

Persona ende të paidentifikuar goditën me sende të forta dhe më pas i morën një shumë parash Qani Zilit, 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

Mendohet se grabitësit e kishin ruajtur dhe kishin informata për lëvizjet që do të bënte ai. Ata e pikasën, e sulmuan dhe më pas i morën lekët. Kur po largoheshin me motorr ata u përplasën, por e lanë aty motorrin dhe u larguan nëpër rrugica. Policia është duke mbledhur informacion nga dëshmitarë në vendngjarje dhe kamerat e sigurisë.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img