Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

VIDEO/ Mbetën të bllokuar mes maleve në Tropojë pasi u lodhën duke ecur, policia gjen turistët gjermanë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy turistë gjermanë të cilët kishin mbetur mes malit në Tropojë, në zonën e quajtur “Curraj i Epërm” janë gjetur ditën e sotme nga policia.

Ditën e djeshme turistët gjermanë për shkak të lidhjes dhe errësirës nuk vazhduan më të ecin duke mbetur të bllokuar mes maleve.

U desh ndërhyrja e policisë për t’i shpëtuar dy turistët të cilët kishin mbetur në malin në zonën “Curraj i Epërm”.

Pas disa orësh kërkimesh intensive në këmbë, në terrenin e thepisur, efektivët e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Vashqefen”.

Fatmirësisht ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img