Hapësire reklamuese

Sporti

Video/ Lorik Cana zgjedh Shkëndijën e Tetovës, ish-kapiteni kuqezi i bashkohet shqiptarëve të Maqedonisë

Shkruar nga Newsbomb

Ish qendërmbrojtësi kuqezi, Lorik Cana ka postuar në Instagramin e tij një video të Shkëndijës së Tetovës, ku shihen fragmente nga ndeshjet e ndryshme që ajo ka luajtur.

Me këtë video, Cana ka zgjedhur skuadrën shqiptare të Maqedonisë, ku i bashkohet tifozëve të Shkëndijës për të mbështetur skuadrën e tyre.

"Shkëndija jemi me ty", shkruan Cana në Instagramin e tij, raporton "Newsport.al".

Shkëndija do të luajë kundër Gentit, takim i vlefshëm për fazën play-off të Europa League, ku do të synojë fitoren me qëllim kualifkimin historik.

A video posted by Lorik Cana (@lorikcana) on

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.