Një mur i madh antik është zbuluar gjatë gërmimeve për parkingun nëntokësor në qytetin e Gjirokastrës.
Gërmimet janë duke u kryer në sheshin “Çerçiz Topulli” të qytetit, duke nxjerrë në pah edhe murin që besohet se ka patur rol fortifikues dhe i përket periudhës së mesjetës.
Në video duket qartë se muri është tepër i gjatë dhe i gjerë, por në disa pjesë të tij është shkatërruar, ndoshta nga makineritë e rënda që kanë gërmuar dherat.
Pak ditë më parë, po në këtë vend, u zbulua një pus i rëndësisë së veçantë.