Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO: Ky është momenti kur Lulzim Basha feston në selinë e PD, pas rezistencës ndaj protestuesve të Berishës

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO: Ky është momenti kur Lulzim Basha feston në selinë e

Dita e sotme mund të ishte e dhunshme, e trishtë apo edhe tmerruese për ata demokratë që ishin jashtë dhe brenda selisë blu.

Por kjo nuk do të thotë, që pas protestës rreth tre orëshe, nuk pati edhe çaste gëzimi.

Siç dallohet nga kjo video që qarkullon në rrjetet sociale, kreu i PD-së Lulzim Basha duket i lumtur teksa buzëqesh dhe feston pas "rezistencës" që mbështetësit e tij bënë duke mos lejuar që selia të binte në duart e Sali Berishës.

Megjithatë, vendimtare ishte ndërhyrja e forcave speciale të policisë, pasi Basha kërkoi ndihmë se "po rrezikohej jeta" e atyre që ndodheshin brenda në seli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu