Kryeministri Edi Rama ka mbyllur mbrëmjen e sotme fushatën elektorale për zgjedhjet e 5 prillit në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ndër të tjera, Rama ka shfaqur një video, ku 8 vite më parë premtoi ndryshimin rrënjësor të qytetit ku kandidon për deputet.
“Kur Sara të votojë për herë të parë, Vlora do të jetë transformuar rrënjësisht”, e ndërsa sot në podium është ngjitur, Sara, vajza 18-vjeçare e cila i bëri thirrje bashkëmoshatarëve të saj të mbështesin Partinë Socialiste.
“Në katër vite do të bëjmë shumë më shumë se çfarë është bërë në 8 vite. Kur them Vlora them Saranda, kur them Vlora them Selenica, them e gjithë Shqipëria”, u shpreh Rama.
