Një video qesharake tregon momentin kur princi 12 vjeçar i Marokut, Moulay Hassan, gjatë një ceremonie mbretërore, përpiqet të shmangë puthjen e dorës.
Klipi tregon momentin kur të gjithë përkulen përpara princit për t’i puthur dorën por ai e tërheq me shpejtësi duke i lënë zyrtarët disi të konfuzuar. Ai është djali i Mbretit Mohammed dhe Salma Bennani, të cilët u martuan në 2002.