Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi stërvitjen e paradites të martën me dyer të hapura.
Trajneri Xhani De Biazi i la gazetarët të ndiqnin përgatitjet e kuqezinjve të Kombëtares edhe kur ai improvizoi disa skema dhe ushtrime, ku lojtarët zhvillonin shumë pasime.
Sulmuesi Hamdi Salihi, i cili dje luajti me skuadrën e tij të Skënderbeut për kampionat, është bashkuar me kuqezinjtë. Në pjesën e dytë të stërvitjes shkodrani zhvilloi vetëm vrapime.
Ndërkohë mesfushori i bardhebluve të Tiranës, Ervin Bulku, nuk mori pjesë në stërvitje, për shkak të dëmtimit në shpinë. Një pjesë e lojtarëve, nën kujdesin e stafit teknik të trajnerit De Biazi zhvilluan vetëm ushtrime atletike më pas.