Kina duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga masat e rrepta anti-Covid edhe pse vendi po përballet me një valë protestash.
E teska vendi është në protesta dhe mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë, një video me pamje të rënda po qarkullon në rrjetet sociale, ku thuhet se një grua nuk është lejuar të hyjë në spital se nuk kishte testin e Covid dhe gruaja ka lindur në oborrin e maternitetit.
Mediat e huaja shkruajnë se gruaja ka lindur në këmbë në qytetin Gulan, pasi nuk ka pasur kohë t’i nënshtrohet testit të Covid për të hyrë në maternitet.
Në videon e mëposhtme shihet gruaja duke sjellë në jetë fëmijën e saj ndërsa rreth saj janë mbledhur njerëz për ta ndihmuar të lindë.
Kujtojmë që ditët e fundit në Kinë ka protesta të shumta, por edhe pse protestat kanë “ndezur” vendin autoritetet vazhdojnë të aplikojnë metoda të rrepta për Covid, ndërkohë që janë janë bërë edhe disa arrestime të protestuesve.
😔😔😔Graphic Warning:
Chinese Woman Forced into Labor standing in front of Gulan People’s Hospital in Gulan County, Luzhou City, Sichuan Province, because she didn’t have a Covid Test report to gain entry.
So very sad & inhumane how they’re treated.. pic.twitter.com/nXEf30B5ea— rip_cord (@the_4_gotten) November 29, 2022