
Ajo është profesioniste, që i dhuron fansave show me lëvizjet impresionuese dhe vokalin mahnitës. Por fansat e Kate Perry-t, u treguan të shpejtë të vinin në lojë qëndrimin e këngëtares, syri i të cilës ngeci gjatë një spektakli të saj në Las Vegas.
Në filmimet e shpërndara në Tik Tok, këngëtarja 38-vjeçare kishte vështirësi gjatë hapjes së syve në mes të shfaqjes, ndërsa shumë përdorues supozonin që ajo pati “një problem teknik”.
E veshur me një fustan të argjendtë të mbushur me kanaçe, Katy ishte në mes të shfaqjes së saj në Vegas kur një nga sytë e saj ngeci, duke e lënë yllin në vështirësi për të hapur syrin e saj të djathtë.
Këngëtarja e “Roar” bëri një pauzë në performancën e saj ndërsa kishte vështirësi të hapte syrin e saj të djathtë dhe më pas vazhdoi normalisht me shfaqjen. Momenti u kap nga një fans, i cili e shpërndau videon në rrjetet sociale duke përhapur lum komentesh nga fansat që talleshin me problemin e Katy Perryt.