Një incident u shënua mbrëmjen e djeshme që ishte edhe mbrëmja e fundit e “Festës së Birrës”, ku performoi edhe këngëtari serb Goran Bregoviç.
Një djalë i ri hodhi kapsollë lakrimogjene, ndërsa teksa po tentonte të hidhte të dytën u arrestua nga policia.
Vec të riut në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë, të cilët dyshohen se ishin të përfshirë në këtë incident.
Në videon e mëposhtme shihen disa qytetarë kur arrestohen nga policia teksa bërtasin “serbët doni, mbani ato k*rva”.
Qytetari i arrestuar: Ata k*rva mbani! A serbët doni, ata ku*va doni, ata mbajini. Pse po më merrni?
Polici: Hec para…
(nuk dëgjohen se çfarë dialogojnë)
Qytetari: Më lësho dorën, pse po më merrni?