Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

VIDEO/ Kaos në Rusi, Putini u jep rekrutëve “katër orë” për t’u thënë lamtumirë fëmijëve të tyre, njerëzit tentojnë të arratisen me makina

Lajme të ngjashëm

Rezervistëve të parë rusë që do të dërgohen me forcë në vijën e frontit si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të Vladimir Putinit u janë dhënë vetëm katër orë kohë për të paketuar valixhet si dhe për t’u ndarë me familjarët e tyre.

Sipas mediave të huaja, dhjetëra mijëra të tjerë kanë kërkuar të largohen nga vendi, me radhë të gjata disa orëshe në kufijtë e Finlandës, Gjeorgjisë dhe Mongolisë.

Në aeroporte, ata që kishin fatin të blinin një biletë aeroplani me një drejtim jashtë vendit përpara se të shiteshin, u ndaluan në radhë.

Një burrë i cili mundi të largohej nga Rusia tha se të gjithë burrat u ndaluan në aeroport dhe ju morën dokumentet.

“Të gjithë burrat tani janë ndaluar në aeroportin Sheremetyevo në Moskë, atyre ua kanë marrë dokumentet”.

Siç ishte bërë e ditur edhe më herët, çmimi i biletave të aeroplanit u rrit shumë pas njoftimit, me fluturimet për në Serbi të shitura plotësisht.

Ndërkohë, të mërkurën në mbrëmje, 1,386 demonstrues kundër luftës u arrestuan në 38 qytete të ndryshme anembanë Rusisë, me protesta të tjera të planifikuara për sot.

Më shumë