Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

VIDEO/ Kandidatët për Patrullë Policie nisin testet fizike, ja sfidat që duhet të përballojnë gjatë stërvitjes në Repartin Special të RENEA-s

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prej 3 ditësh vijon testimi fizik për aplikantët të cilët duan të bëhen pjesë e Patrullës së Përgjithshme. Policia e Shtetit njofton se 726 aplikantët që kaluan fazën e parë të konkurrimit, u bënë pjesë e fazës së dytë, testimit fizik, I cili zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, në Yzberisht.

Njoftimi i policisë:

Vijon faza e dytë e konkurrimit, testimi fizik, për Patrullë të Përgjithshme.

726 aplikantët që kaluan fazën e parë të konkurrimit, proces transparent dhe i monitoruar, u bënë pjesë e fazës së dytë të konkurrimit, testimit fizik, për Patrullë të Përgjithshme.

Prej 3 ditësh vijon testimi fizik, i cili zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, në Yzberisht.

Procesi monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe SHÇBA në Ministrinë e Brendshme.

Këtë vit konstatohet një rritje e  interesimit  të aplikantëve  me nivel më të lartë të shkollimit dhe të pergatitjes fizike, një gjeneratë më profesionale e me performancë më të lartë  në sytë e qytetarëve .

Policia e Shtetit do të vijojë të rrisë kapacitetet  profesionale, duke bërë pjesë të saj të reja e të rinj të shkolluar dhe të aftë fizikisht, me qëllim arritjen e standardeve të policive euroatlantike.

Policia e Shtetit inkurajon të rejat e të rinjtë që të aplikojnë sa herë që Policia hap testime, pasi kontributi i tyre është i domosdoshëm në rritjen e performancës së Policisë së Shtetit dhe të  cilësisë së shërbimit për qytetarët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img