Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Joe Biden rrëzohet në skenë, momenti kur truprojat ngrenë presidentin e SHBA

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Joe Biden rrëzohet në skenë, momenti kur truprojat
Presidenti amerikan, Joe Biden është rrëzuar në skenë gjatë një ceremonie diplomimi të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA në Kolorado. Ai mbajti fjalimin hapës dhe gjatë kohës që po shtrëngonte duart me të diplomuarit, rrëshqiti dhe u rrëzua pranë podiumit. Ai u ndihmua më pas nga pjesëmarrësit për t’u çuar në këmbë. Një raport i Shtëpisë së Bardhë thotë se ai u pengua në një qese të zezë me rërë. “Ai është mirë. Në skenë ishte një qese me rërë dhe un pengua ndërkohë që shtrëngonte duar”, tha zëdhënësi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë. Presidenti 80 vjeçar nuk kishte ndonjë dëmtim, pasi vazhdoi të qëndronte në këmbë dhe të përshëndesë njerëzit deri në fund të ceremonisë. Kjo nuk është hera e parë që Biden bëhet protagonist i incidenteve të tilla, pasi është rrëzuar dhe më parë si dhe ka bërë “gafa” gjatë fjalimeve të tij të cilat janë bërë virale në rrjet. Sondazhet e fundit thonë se shumica e votuesve amerikanë kanë ngritur shqetësime për moshën e presidentit.

Sondazh

Poll