Hapësire reklamuese

Social Bomb

VIDEO: Jo vetëm ish-kryeministri, rrëzohet në sallë dhe Liri Berisha

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO: Jo vetëm ish-kryeministri, rrëzohet në sallë dhe Liri

Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministri Sali Berisha është rrëzuar në sallën e Pallatit të Kongreseve. Ajo është shfaqur sot në krah të bashkëshortit të saj, për punimet e Kuvendit të PD.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, Liri Berisha është rrëzuar në momentin kur është futur në sallën e punimeve të Kuvendit, rreth orës 11.00 të paradites.

Berisha dhe personat që i qëndrojnë në krah nxitojnë menjëherë ta ngrenë.

Ndërkohë, pak minuta më parë është rrëzuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit i entuziazmuar po përshëndeste me dy gishtat delegatët, por nuk pa shkallët që të çonin në podium dhe u rrëzua.

Truproja vrapoi ta ndihmonte të ngrihej, ndërkohë që kamerat e larguan fokusin nga Berisha. Salla që e pa, nisi të brohoriste "Shqipëria ty të do".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.