Një tjetër rast pedofilie është goditur nga “Piranjat”. Kësaj here është Kristiani nga Lezha i cili ra në kurthin e “Kejsit” të Piranjave.
Njësoj si dhe në rastin e parë të mesuesit nga Kosova edhe këtë herë ka shërbyer profili fals me emrin “Kejsi” që pedofili i radhës të bjerë në grackë.
Në video gjatë bisedës me pedofilin dëgjohet teksa ky i fundit jo vetëm i jep leksione mbi seksin, por i bënë dhe një fizionomi të plotë trupit të vajzës së “mitur” që ka përballë.
Pasi e kupton që kjo ishte një kamera e fshehtë, pedofili “pendohet” bën kryqin dhe i kërkon falje gazetares.