Hapësire reklamuese

Sporti

VIDEO/ Ishte në lidhje direkte, gazetaren e ngacmojnë në transmetim dhe i prekin…

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Ishte në lidhje direkte, gazetaren e ngacmojnë në

Empoli fitoi dje 2-1 me Fiorentinën në Serie A. Sfida që u zhvillua në stadiumin Castellani pa një gjest të shëmtuar nga tifozët. Pas duelit, gazetarja Greta Beccaglia ishte drejtpërdrejt duke pyetur tifozët për emocionet, teksa është ngacmuar nga njëri prej tyre.

Një tifoz e ka prekur gazetaren nga të pasmet, me këtë të fundit që ka reaguar e shokuar. Ky incident ka sjellë edhe reagimin e Unionit të Gazetarëve në vendin fqinj, teksa të shumtë kanë qenë ata që kanë dënuar veprmin.

“Urdhri i Gazetarëve të Toskanës denoncon sot “episodin shumë të rëndë të ngacmimit ndaj një gazetare që ndodhi në TV live në fund të ndeshjes Empoli-Fiorentina, në ditët kur i kushtohet vëmendje maksimale luftës kundër dhunës ndaj grave”. Urdhri rajonal gjithashtu ” shpreh solidaritetin e plotë me gazetaren Greta Beccagliai cilia u kontaktua menjëherë nga presidenti i Urdhrit të Gazetarëve të Toskanës, Giampaolo Marchini”, thuhet në reagim.

https://youtu.be/u34uebhWIlU

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll