Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO / “Ishte automatik”! Breshëri kallashnikovi u dëgjua edhe para tre ditësh në Big Brother

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO / “Ishte automatik”! Breshëri kallashnikovi u dëgjua

Të shtëna me armë duket se janë dëgjuar pranë ambienteve të Top Channel edhe tre ditë përpara sulmit të rëndë të kësaj të hëne që i mori jetën rojes së godinës.

Një video nga shtëpia e Big Brother e tre ditëve më parë është përhapur në rrjetet sociale, ku gjithashtu pretendohet se janë dëgjuar të shtëna me armë.

Madje janë Kristi dhe Elvis Pupa që komentojnë zhurmën që dëgjohet jo larg shtëpisë së Big Brother. “Ishte automatike...afër dhe larg ndodhin gjërat”, “Por nuk ishte shumë”, dëgjohet teksa bisedojnë banorët.

Madje banorët e komentojnë zhurmën e supozuar të armës sikur të jetë diçka normale që e dëgjojnë thuajse përnatë.

Ndërsa të shtënat rreth një orë pas mesnatës, këtë të hënë, u dëgjuan drejtpërdrejt nga Qetsori dhe Kristi, ndonëse më qartë dhe me kohëzgjatje më të madhe.

Kujtojmë se shtëpia e Big Brother është ngjitur me godinën qendrore të televizionit.

Video e të shtënave që dyshohet se janë dëgjuar në 24 mars, tre ditë para ngjarjes së rëndë:

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll